Shqipëria ka ardhur me katër medalje nga Kampionati Europian i vendeve të vogla në atletikë që u zhvillua këtë fundjavë në Monako. Kështu Franko Burraj është i artë në 400 metra, teksa ka dalë i pari me kohën 46”45. Më i argjendtë, gjithnjë për meshkuj, një tjetër atlet i Vllaznisë. Bëhet fjalë për Muhamet Çangelin, që në kërcim së gjati zuri vendin e dytë me 7.46 metra.
Ndërkohë një tjetër medalje të argjendtë ka marrë dhe Redia Dauti, e cila në 5000 metra ishte në vendin e dytë me kohën 16’54”44. Dhe medalja e fundit ishte e bronztë. Dhe kjo nga Relaksa Dauti, që në 800 metra ishte në vendin e tretë me 2’09”54.
Mes 20 ekipeve, që përbëjnë një rekord më vete për Europianin e vendeve të vogla, Shqipëria është renditur në vendin e shtatë me 8 pikë. Sigurisht që ka patur dhe atletë të tjerë në delegacion, që janë renditur nga vendi i katërt deri në të 8-tin në garat e tyre.
E tanimë aktiviteti i radhës ndërkombëtar është Kampionati Europian i moshës deri në 18 vjeç në Rieti të Italisë.