Tuesday, 2. June 2026
Sport

PSG, paradë në Paris për suksesin në Champions League

GS 31/05/2026 1 Min. Lesezeit

Një ditë pas triumfit në Champions League, PSG u kthye në Paris për të festuar titullin e dytë radhazi evropian me trofe. Rreth 100,000 njerëz i pritën djemtë e Luis Enriques nën hijen e Kullës Eiffel, me ekipin që më pas u prit në Elysée nga Macron dhe më në fund u drejtua për në ‘Parc des Princes’ për të vazhduar festimet me tifozët.

Në fakt, festimet e mbrëmshme nuk kanë kaluar pa incidente. Kishte përleshje të dhunshme, veçanërisht në Champs-Elysées dhe pranë Parc des Princes. Zyra e prokurorit të Parisit raportoi për një të vdekur.

Ministri Laurent Nunez raportoi 219 të plagosur, tetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. “Shumica dërrmuese dolën nga shtëpitë e tyre për të festuar dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Por disa individë shkaktuan incidente dhe çrregullime”, tha ministri.

Teilen: