Tuesday, 2. June 2026
Sport

Futsall, Prishtina 01 e Liqeni kërkojnë finalen

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sot, në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e tretë dhe vendimtare e gjysmëfinales së “play-offit” në futsall, ndërmjet Prishtinës 01 dhe FC Liqenit, me serinë që aktualisht është e barabartë 1:1.

Kjo përballje zhvillohet në Shtime nga ora 21:00, ku pritet të jetë e fortë, interesante dhe atmosferë të zjarrtë.

Liqeni e fitoi përballjen e parë me rezultat të ngushtë 4:3, ndërsa Prishtina 01 reagoi  në ndeshjen e dytë duke triumfuar 3:1, dhe kështu e dërgoi serinë në ndeshjen vendimtare.

Të dy skuadrat kanë treguar cilësi, karakter dhe dëshirë të madhe për të arritur finale, ndërsa fituesi i këtij dueli do të përballet në serinë finale me FC Drenica, skuadrën që tashmë ka siguruar vendin në ndeshjen për titull.

Teilen: