Monday, 1. June 2026
Sport

Kualifikueset e Botërorit 2027/ Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet në Shkodër

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet në Shkodër në prag të dy ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2027 ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

Nën drejtimin e stafit teknik, vajzat kuqezi po zhvillojnë një program intensiv stërvitor, me fokus maksimal te sfidat e radhës. Gjendja e grupit paraqitet e mirë dhe nuk janë evidentuar probleme fizike në skuadër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësja Aglia Iliadhi nuk do të jetë e gatshme për këto dy takime për shkak të një problemi shëndetësor. Pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe po stërvitet normalisht.

Kombëtarja do të udhëtojë të mërkurën pasdite drejt Çekisë, ku më 5 qershor, në orën 17:00, do të përballet me përfaqësuesen çeke në ndeshjen e parafundit të grupit.

Më 9 qershor, vajzat kuqezi do të mbyllin fushatën kualifikuese me sfidën ndaj Malit të Zi, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, duke nisur nga ora 19:00.

Teilen: