Monday, 1. June 2026
Sport

Volejboll djem, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Kosovës

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në prag të ndeshjeve zyrtare të CEV Volleyball European League 2026, ekipet kombëtare senior të meshkujve të Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sfidat ndërkombëtare që i presin në vazhdim.

Takimi u mbyll me rezultatin 3–0 në favor të kombëtares kuqezi dhe shërbeu për të testuar gjendjen e skuadrave, si dhe për të vlerësuar elementët teknikë dhe taktikë. Njëkohësisht, ndeshja kontribuoi në rritjen e harmonizimit dhe bashkëpunimit brenda ekipeve.

Ndeshja u karakterizua nga fryma sportive, respekti i ndërsjellë dhe shkëmbimi i eksperiencave mes dy përfaqësueseve. Atmosfera pozitive dhe rivaliteti sportiv treguan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira mes dy federatave dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve për zhvillimin dhe rritjen e nivelit të volejbollit në rajon.

Teilen: