Pas një sezoni të vështirë, ku mbijetesa në Kategorinë e Parë u sigurua vetëm pas fitores së ndeshjes së Play Out-it përballë Butrintit, Kukësi ka nisur të mendojë për sezonin e ri.
Drejtuesit e klubit verilindor kanë rinovuar kontratën e drejtorit sportiv Dollaku dhe trajnerit Kadiu, ndërsa tashmë kanë filluar të blindojnë edhe lojtarët, që spikatën në fushën e blertë.
Mesfushori brazilian Matheus Alisson ka rinovuar kontratën edhe për dy sezone me Kukësin.
“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës për dy sezone të tjera me mesfushorin Matheus Alisson. 24-vjeçari brazilian ishte ndër protagonistët e afruar në janar në skuadër dhe me golat e asistet e tij, ka kontribuuar ne objektivin e arritur nga skuadra.
Alisson do te mbajë veshur fanellën e Kukësit deri ne vitin 2028, teksa na presin sfida të tjera, me objektiva të tjerë. Forca Kukesi”, shkruhet në njoftimin e klubit.