Monday, 1. June 2026
Sport

Sherif Kallaku rinovon kontratën me Vllazninë

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Edi Martini dhe drejtorin sportiv Vioresin Sinani, Vllaznia do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me Sherif Kallakun. Mesfushori sulmues ka rinovuar për një sezon kontratën me klubin shkodran.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se futbollisti Sherif Kallaku do të jetë pjesë e skuadrës tonë edhe për sezonin 2026-2027”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.

Kallaku u bashkua me Vllazninë sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët që spikati me kuqeblutë këtë sezon, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 5 asiste në 38 paraqitje në kampionat.

Teilen: