Monday, 1. June 2026
Futboll

Dy përforcimet e para “big” që do të bëjë Perez, nëse rizgjidhet president i Real Madrid

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

Duke iu referuar informacioneve të gazetarit Miguel Serrano, Defensa Central zbulon dy transferimet e para që synon të bëjë Floreinto Perez, pasi të rizgjidhet president i Real Madrid.

Bëhet fjalë për Enzo Fernandez dhe Ibrahima Konate. Për argjentinasin, Perez është i gatshëm të paguajë 100-120 milionë euro për të bindur Chelsea-n. Për të dytin, Konate do të vijë falas.

Zgjedhjet për presidentin e ri të Real Madridit do të mbahen më 7 qershor. Florentino Perez konsiderohet si favoriti kryesor, përballë biznesmenit Enrique Riquelme.

Ky i fundit ka premtuar se do të bëjë ndryshime revolucionare te Real Madrid dhe do të sjellë emra “big”. I pari do të jetë Rodri.

Teilen: