Pas sezonit të fundit fantastik që pati në Serie A , me fanellën e Cagliari-t, si huazim nga Atalanta, Marco Palestra ka zgjuar interesimin e shumë ekipeve të mëdha.
Prej ditësh, përflitet për interesin e vazhdueshëm të Interit ndaj mbrojtësit të djathtë. Por, ziklatrit nuk do ta kenë aspak të lehtë të sigurojnë shërbimet e Palestra, duke ditur se në garë për 21-vjeçarin janë dhe klubet e mëdha të Premier League si Man. City, Arsenal dhe Newcastle, bën të ditur Sport Italia dhe burime të tjera mediatike.
Në anën tjetër, Atalanta ka vendosur shifrën 50 milionë euro për të hequr dorë përfundimisht nga 21-vjeçari, i cili emsa duket do të jetë personazh kryesor i merkatos së verës.
Teilen: