Sulmuesi Armando Broja ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A të Italisë, është bërë e ditur të martën.
Skuadra e Lazios ka shprehur interesim për Brojën, i cili ka kërkuar largimin nga Burnley, ekip që ka rënë nga Premier League e Anglisë.
Mësohet se Broja ka njoftuar klubin anglez për vendimin e tij, pasi nuk është i gatshëm të luajë në kategorinë e dytë të Anglisë në sezonin e ri.
Kështu që, Lazio po sheh si opsion të mirë dhe të lirë sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, përkundër telasheve me lëndimet dhe minutazhës së vogël që e pati në sezonin 2025/26.
Burnley vitin e shkuar e bleu Brojën për 22 milionë euro dhe është gati ta shesë për të paktën 12 milionë euro, pasi shqiptari ka kontratë deri në vitin 2030.
Në 26 ndeshje të luajtura për Burnleyn në të gjitha garat, Broja ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.