Filipe Luis është trajneri më i kërkuar në Europë edhe pse ka vetëm 15 muaj ekspereincë. Skuadra e Bayer Leverkusen prej javësh është në negociata me menaxherin e brazilianit duke arritur edhe një akord paraprak.
Gjithçka ka frenuar kur klubi gjerman ka kontaktuar në UEFA për të gjetur një zgjidhje për problemin që ka të bëjë me licencën e ish-futbollistit. Siç dihet ai ka një licencë trajneri të CONMEBOL dhe nuk është pajisur me “UEFA Pro Licence”.
Në këtë pikë ka përfituar ekipi i Monaco, e cila ka vazhduar negociatat edhe pse mund të gjobitet nga UEFA me 25.000 mijë euro për ndeshje. Nëse nuk gjendet një zgjidhje atëherë klubi monegask është gati që të paguajë për ç’do ndeshje këtë shifër.