Tuesday, 2. June 2026
Sport

Ajax emëron trajnerin e ri pas sezonit dëshpërues

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ajax ka arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll 50-vjeçar, Michel (Miguel Ángel Sánchez Muñoz), i cili pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin e Amsterdamit.

Lajmi është raportuar nga Fabrizio Romano dhe mediat holandeze.

Michel vjen nga Girona, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt kualifikimit historik në Ligën e Kampionëve në vitin 2024, ndërsa sezoni i fundit përfundoi me rënien e klubit nga La Liga.

Ajax shpreson që spanjolli të rikthejë ekipin në majat e futbollit holandez pas një sezoni zhgënjyes, ku përfundoi në vendin e pestë dhe siguroi pjesëmarrjen në Conference League vetëm përmes play-offit.

Teilen: