Tuesday, 2. June 2026
Sport

Prishtina ndanë rrugët me boshnjakun Kariq

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Harun Kariq nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës, ka njoftuar të martën klubi nga kryeqyteti.

Në njoftimin e Prishtinës thuhet se me marrëveshje të përbashkët, është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin boshnjak.

“Klubi e falënderon lojtarin për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij”, ka shkruar Prishtina.

Kariq iu bashkua Prishtinës në fillim të këtij viti dhe gjatë kësaj periudhe regjistroi vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat.

23-vjeçari u transferua te Prishtina me bujë të madhe, pasi më herët kishte bërë karrierë në Kirgistan, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjithashtu, Kariq kishte luajtur edhe për gjeneratat U19 dhe U21 të Bosnjë e Hercegovinës.

Teilen: