Tuesday, 2. June 2026
Sport

Volejboll vajza, Besëlidhja U16 shpallet kampione e Shqipërisë

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ekipi i Besëlidhjes U16 për femra është shpallur kampion i Shqipërisë pas përfundimit të fazës finale me sistem grumbullimi, e zhvilluar gjatë ditëve të shtunë dhe të diel në qytetin e Shkodrës.

Renditja përfundimtare:

Besëlidhja

Vllaznia

Mirdita

Lushnja

Në përfundim të ndeshjeve u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Medaljet dhe trofeu iu dorëzuan ekipeve të renditura në vendin e parë dhe të dytë, si dhe stafit teknik, nga anëtarja e Bordit Drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit, znj. Gentiana Nicaj.

Teilen: