Wednesday, 3. June 2026
Sport

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Perez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

GS 03/06/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, i ka ngritur pritshmëritë e tifozëve duke paralajmëruar se klubi madrilen do ta prezantojë shumë shpejt përforcimin e parë për sezonin e ri.

Në një deklaratë të fundit, kreu i “Los Blancos” bëri të ditur se njoftimi zyrtar do të vijë të enjten, duke konfirmuar se afati kalimtar i verës ka nisur tashmë për gjigantin spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për lëvizjen e parë të rëndësishme të klubit për edicionin e ardhshëm.

Edhe pse Pérez nuk e zbuloi emrin e futbollistit, raportimet e fundit sugjerojnë se Real Madridi pritet ta aktivizojë klauzolën e rikthimit për mesfushorin argjentinas Nico Paz, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Comos në Itali.

Sipas burimeve pranë klubit, marrëveshja konsiderohet e mbyllur dhe zyrtarizimi mund të vijë menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në klub.

Pérez ka premtuar gjithashtu se Real Madridi do të vazhdojë të investojë në futbollistët më të mirë, duke lënë të kuptohet se ky nuk do të jetë transferimi i vetëm gjatë verës.

Tifozët madrilenë tashmë e presin me padurim njoftimin zyrtar, ndërsa drejtuesit e klubit synojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese për rikthimin në majat e futbollit evropian sezonin e ardhshëm.

Reali do të përforcohet në mbrojtje me qendërmbrojtësin Ibrahima Konate nga Liverpooli dhe me mbrojtësin e djathtë të Interit, Denzel Dumfries.

Gjithashtu, “Los Blancos” synojnë ta bëjnë një goditje të madhe duke e transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

Teilen: