Wednesday, 3. June 2026
Sport

​Ky është lojtari që Batatina i rekomandon Fodes për Kombëtaren e Kosovës

GS 03/06/2026 3 Min. Lesezeit

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, i ka rekomanduar përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Franco Fodës që pjesë e “Dardanëve” të jetë edhe futbollisiti i skuadrës së llapit, Arianit Hasani.

Lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Armenisë u publikua më 25 maj, ku përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda solli emra të rinj si Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi.

Mungesa e lojtarit llapjan, sipas Batatinës është e padrejtë pasi lojtari në fjal ka treguar formë të mirë në ndeshjet e këtij edicioni.

“Unë tek kjo pjesë jam pak i habitur, do të thotë, se si do të thotë selektori Foda nuk e sheh Arianit Hasanin. Nuk dua të them, do të thotë, për Arbnor Aliun, sepse ka qenë pjesë e kombëtares, se U-21-shi është një qendërmbrojtës që po, ka marrë nga Schalke dhe është ardhur te Kosova, do të thotë te Llapi, dhe po tregon një performancë, një kualitet. E njeh Kombëtarja e Kosovës, besoj Foda nuk e di a e njeh, apo jo. Por, një Arianit Hasani që mos të ftohet te Kombëtarja A, me potencialin që ka, me ndeshjet e fundit çfarë ka treguar performancë të mirë, mendoj, do të thotë, që ndoshta, nuk e di, do të thotë ajo është pjesë e selektorit. Ai e sheh në një kënd më ndryshe, unë në një kënd më ndryshe, secili trajner e sheh këndin e vet. Por, mendoj lojtari i parë që është dashur të ftohet nga Kosova, me momentumin që ka, pa marrë parasysh që Arianiti ka qenë i dëmtuar, e dimë shumë mirë, shtatë ndeshje s’ka luajtur. Por, performancën që ka Arianiti, e ka merituar të jetë pjesë e kombëtares, e sidomos pas mungesës që nuk është Zhegrova, i grumbulluar në shumë ndeshje. Është lojtar që pikërisht luan në atë pozicion dhe luan në atë pozicionin e mesfushorit ofensiv, i cili edhe Kosova ka vuajtur në atë pozicion ta ketë një lojtar cilësor” – deklaroi Batatina.

Ndërkohë, lojtari Arianit Hasani nëntë muaj më parë ishte pjesë e Kombëtares U21 e Kosovës. Mesfushori ishte ftuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U21.

Futbollisti i llapit, theksoi se ka ënëdrr ftesën nga Kombëtarja A.

“Normal, çdo futbollist besoj e ka ëndërr ftesën nga Kombëtarja A. Pse jo edhe ta kem ftesën” – tha Arianit Hasani.

Ndryshe, Kosova pësoi disfat në ndeshjen miqësore ndaj Çekisë, derisa më 7 qershor, pret Andorën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen miqësore e cila zhvillohet

Teilen: