Aziz Yildirim dhe Hakan Safi po bëjnë gjithçka për të fituar zgjedhjet presidenciale në klubin turk të Fenerbahçe-s, por si “armë” po përdorin dy sulmues të njohur.
Pas pak ditësh anëtarët do të shkojnë në qendrat e votimit ndërsa fushata po zhvillohet edhe në planin sportiv me dy protagonistë të mëdhenj siç janë Vedat Muriqi dhe Robert Leëandoëski.
Dy pretendentët kryesorë për të drejtuar klubin historik të Stambollit e kanë shndërruar tregun e futbollistëve në një “mjet” elektoral. Nga njëra anë, Aziz Yildirim po punon për të rikthyer Vedat Muriqin te Fenerbahçe. Nga ana tjetër, Hakan Safi po përpiqet të bindë Robert Leëandoëski-n që të udhëheqë një projekt që synon të thyejë dominimin e rivalëve historike si Beshiktash dhe Gallatasaraji.