Ka përfunduar aventura e sulmuesit Rimal Haxhiu te Tirana. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 27-vjeçari njofton largimin nga bardheblutë.
“Faleminderit Tirana. Falënderoj presidentin, shokët e ekipit dhe tifozët për të gjitha momentet e bukura dhe të vështira që kaluam”, shkruan Haxhiu në Instagram.
Sulmuesi anësor u aktivizua në 32 ndeshje sezonin që lamë pas, në të cilat shënoi 2 gola dhe dha 3 asiste.
Haxhiu u bashkua me Tiranën në vitin 2023 dhe që nga ajo kohë është aktivizuar në 108 ndeshje me bardheblutë.
Teilen: