Sunday, 7. June 2026
Futboll

Bayern ndjek 6 emra për sulmin. Nga zbulimi i sezonit të fundit në PL, te ylli i Milanit e te ai i Barcelonës

GS 07/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se dështoi për transferimin e Anthony Gordon, Bayern pritet të jetë shumë aktiv në merkato. Sipas Bild, Bayern Munich ka një listë me 6 emra për krahun e majtë të sulmit, ku njëri prej tyre duket se do të jetë nën urdhërat e Vincent Kompany për sezonin e ri.

Në krye të listës qëndron Eli Kroup Junior, francezi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Premier League, duke shënaur 13 gola për Bournemouth. Emra të tjerë janë Mika Godts i Ajax. Belgu ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 15 asiste në sezonin e fundit.

Pjesë e listës është edhe belgu i Lille, Matías Fernández-Pardo, i cili ka një klauzolë të frikshme prej 70 milionë eurosh. Tre emra të tjerë që nuk duhen nënvlerësuar janë edhe Gabriel Martinelli, Marcus Rashford dhe Rafael Leao.

Teilen: