Më 11 qershor, nis zyrtarisht Kupa e Botës 2026, e cila këtë herë do të zhvillohet në tre shtete: Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Për herë të parë në histori, ky kompeticion do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse.
Trofeu i Kupës së Botës, mbetet një nga simbolet më prestigjioze jo vetëm në futboll, por në të gjitha llojet e sporteve.
Me një lartësi prej 37 centimetrash, trofeu është punuar me ar 18 karatësh dhe përmban afërsisht 6.175 kg ar. Baza e tij është e mbuluar me malakit të gjelbër, një gur gjysmë i çmuar që i jep pamjen e tij dalluese. I krijuar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga, ky trofe është përdorur që nga Kupa e Botës 1974.

Kombëtarja që fiton Botërorin nuk e mban trofeun origjinal. Pas ceremonisë, trofeu kthehet në selinë e FIFA-s në Zyrih. Fituesit marrin një kopje zyrtare si kujtim të triumfit të tyre.