Friday, 21. August 2026
Sport

Ekuadori i Beçacece s’njihte humbje prej shtatorit të 2024-ës, trajneri: Munguan detajet dhe një karton i kuq, me Kuraçaon dhe Gjermaninë finale!

GS 15/06/2026 2 Min. Lesezeit

Ekuadori ka pësuar një humbje të befasishme në Filadelfia natën mes të dielës dhe të hënës duke komplikuar kështu së tepërmi rrugëtimin e vet në Kupën e Botës 2026.

Formacioni i drejtuar nga Sebastian Beccacece, edhe pse u mbështet nga mijëra tifozë që kishin udhëtuar në Pensilvani, u mund përballë Bregut të Fildishtë në një takim të vendosur nga një gol i Diallo në 90’.

“Mendoj se kjo humbje nuk ishte e merituar. pësuam një gol, por duhet që të kishim shënuar disa. Ky takim u vendos nga detajet. Na mungoi vetëm goli pasi gjihtçka ishte perfekte”, tha 45-vjeçari në konferencën për shtyp.

Mes të tjerash ai nuk ishte i kënaqur me mënyrën si arbitri veproi me Guela Doue, të cilit i kurseu kartonin e dytë të verdhë në pjesnë e dytë.

Me trajnerin argjentinas në krye Ekuadori nuk njihte humbje prej shtatorit të 2024-ës.

“Takimet me Kuraçaon dhe Gjermaninë do të jenë finale për ne pasi na duhen pikë për të vazhduar për më tej. Duhet që të bëjmë kujdes pasi tani presioni është i lartë në kampin tonë”, tha Beccacece. A.V.

Teilen: