Friday, 21. August 2026
Sport

Bayern-i nuk ndalet në merkato, Saibari dhe Brown festojnë golat në Botërorin 2026 dhe i thonë “Po” klubit bavarez  

GS 15/06/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern-i i Mynihut nuk ndalet në merkato pasi brenda 24 orësh ka arritur marrëveshjen me dy skuadra për dy lojtarë të ndryshëm, të cilët nuk kanë të përbashkët vetëm faktin se Bavaria do të jetë shtëpia e tyre e ardhshme.

Pak orë përpara ndeshjes Gjermani-Kuraçao mediet gjermane kanë bërë me dije se Bayern dhe Frankfurt kanë gjetur akordin për transferimin e mbrojtësit të majtë Nathaniel Broën. 22-vjeçari i Eintracht Frankfurt, i cili shënoi njërin prej shtatë golave në fitoren e madhe të Gjermanisë, do të bëhet një lojtar i Bayern-it pasi skuadrat kanë gjetur marrëveshjen për shifrën e 55 milionë eurove.

Një tjetër lojtar që do të transferohet në Mynih është edhe sulmuesi i PSV-së, Ismael Saibari. 25-vjeçari nga Maroku ka festuar golin e shënuar përballë Brazilit me transferimin në Mynih. Thuhet se orët e fundit PSV Eindhven dhe Bayern kanë gjetur akordin për shifrën e 55 milionë eurove. A.V.

Teilen: