Botërori 2026 është i pari me 48 ekipe dhe golat e shumtë që janë shënuar kanë qenë një “asist” për numrin një të UEFA-s për të kritikuar formatin e ri.
Aleksander Čeferin tha se ky kompeticion, i zhvilluar mes shumë skuadrash ka plot ndeshje jo interesante. Slloveni bëri këto deklarata pas fitoreve të thella që arritën skuadra si Gjermania dhe Suedia, të cilat mundën respektivisht Kuraçaon dhe Tunizinë.
Pas këtyre fjalëve të numrit një UEFA-s, plot 13 Federata të ashtu quajtura të vogla kanë reaguar nëpërmjet një njoftimi të përbashkët.
“Të tilla konsiderata nuk i pranojmë dhe i refuzojmë shumë respekt, por edhe më shumë bindje. Ne besojm se të gjitha shtetet e kualifikuara meritojnë respekt. Secila skuadër ka merituar vendin e saj. secili mbështetës ka të drejtë për të ëndërruar. Secila ndeshja ka kuptim për miliona shikues rreth globit”, thuhej në deklaratën e bërë prej 13 Federatave, e cila ishtë një nismë e Kuraçaos dhe Kepit të Gjelbërt, por që më pas u firmos edhe nga disa kombëtare të rëndësishme siç është ajo e Marokut dhe ajo e Senegalit. A.V.