Agimi i një ere të re: Ruben Amorim është trajneri i ri Milanit për dy sezonet e ardhshme. Trajneri portugez ka firmosur në mënyrë telematike kontratën që e lidh me kuqezinjtë deri në vitin 2028, me opsionin për një vit të tretë dhe me pagën 3.5 milionë euro në sezon.
Në kontratë përfshihen edhe bonuset: 1 milion euro nëse fiton titullin kampion dhe gjysma e kësaj shifre, nëse 41-vjeçari arrin kualifikimin në Champions League. Për momentin nuk ka një datë të saktë për mbërritjen në Itali të Amorim. Me shumë mundësi, do të pritet edhe emërimi i Markus Krosche në postin e drejtorit teknik të Milanit.
Trajneri që më parë ka drejtuar Sporting Lisbonë dhe Manchester United ka zgjedhur edhe ndihmësit e tij. Ata që do ta ndjekin në Milano, sipas “ABola”, janë Carlos Fernandes, Emanuel Ferro, Adélio Cândido dhe Jorge Vital. Ky i fundit ka detyrën e trajnerit të portierëve dhe punon me Amorim që nga koha e Bragës.