Tuesday, 16. June 2026
Sport

Avion privat nga Katari, eskortë me policë dhe dy ndeshje në ditë… Botërori “i përrallave” i Infantino-s

GS 16/06/2026 2 Min. Lesezeit

Agjenda e Gianni Infantino-s në këto ditët e para të Botërorit ka qenë e mbushur me udhëtime të shumta pasi numri një i FIFA-s ka asistuar në plot shtatë ndeshje të ndryshme.

Shfaqja kaq e shpehtë e Infatino-s në stadiume të ndryshme ka shtyrë mediet angleze për të investiguar dhe nga kërkimet e bëra rezulton se numri një i FIFA-s ka në dispozicionin e vet gjithçka që i duhet për të kthyer ëndrrën në realitet.

Shpenzimet nuk janë një problem. Ai është fotografuar në South Beach Miami i shoqëruar me eskortë në një Cadillac Escalade (kushton deri në 170,000$). Numri një i FIFA-s po shkonte në hotelin “Ritz Carlton” ku një dhomë kushton jo më pak se 1000 $ për natë.

Agjenda e tij është marramendëse pasi nga ndeshja hapëse e deri më 15 qershor ka asistuar në plot shtatë ndeshje. Asnjë nga këto takime nuk do të ishte e mundur pa marrëveshjen e tij me “Qatar Airways”, e cila i ka siguruar atij një avion privat në gatishmëri gjatë gjithë kohës.

Ashtu si tabelat e arta të FIFA-s, 4.5 metra të larta, të cilat varen nga çatitë e stadiumit, Infantino e ka bërë të qartë se duhet të inkuadrohet kudo në këtë turne.

Udhëtimet e Gianni Infantino-s në Botërorin 2026:

Qershor 11: Mexico City, Guadalajara

Qershor 12: Los Angeles

Qershor 13: San Francisco, Vancouver

Qershor 14: Miami

Qershor 15: Seattle

Teilen: