Al Hilal është rikthyer edhe një herë në Barcelonë për të kërkuar shërbimet e Raphinha-s. Klubi saudit vetëm dy sezone më parë i ofroi lojtarit shifra marramendëse, por brazilini vlerësoi se ende nuk ishte koha për t’u larguar nga Europa.
Kësaj here duket se situata ka ndryshuar pasi sulmuesi nuk ka refuzuar që të ulet në bisedime me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.
Sipas medieve braziliane Raphinha ka njoftuar menaxherët e tij se nëse do të ketë tratativa, ato do të mbahen vetëm në fund të Botërorit 2026 duke treguar se është plotësisht i fokusuar në këtë aventurë të rëndësishme me Brazilin. A.V.
Teilen: