Për ndeshjen në Atlanta nuk mbyllen lehtë argumentet, të cilat e rikthejnë në qendër të vëmendjens së opinionit sportiv.
Sipas të apasionuarve të statistikave ndeshja e djeshme nuk do të harrohet lehtë pasi Spanja edhe pse dominoi rivalin e vogël duke mbajtur topin në 74% të kohës nuk e vendosi atë në vështirësi të vërtetë. Kepi i Gjelbër mbylli ndeshjen ndeshjen me vetëm një faul të bërë duke treguar se loja me pasime e iberikëve nuk i dërgoi asnjëherë në limit.
Ndërsa një tjetër statistikë e errët për Spanjën ishte edhe ajo në lidhje me sulmuesin Mikel Oyarzabal. Sulmuesi në 30’ e para të takimit nuk ka prekur asnjë herë topin. Kjo është hera e parë që një lojtar qëndron kaq minuta pa prekur topin që prej Botërorit 1966, edicion kur kanë nisur që të grumbulohen statistikat.
Barazimi mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër ishte historik edhe për shak të pozicionit që kanë dy kombëtaret në renditjen e FIFA-s. Dy kombëtaret ndahen prej 65 shtetesh pasi Spanja është e dyta ndërsa Kepi i Gjelbër është i 67-ti. Kjo ishte hera e parë që në Botëror një ekip i pozicionuar kaq mirë nuk arrin të sigurojë një fitore përballë një rivali, i cili qëndron shumë larg. A.V.