Tuesday, 16. June 2026
Sport

Loukili i thotë lamtumirë Elbasanit

GS 16/06/2026 1 Min. Lesezeit

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Karim Loukili njofton largimin nga Elbasani.

29-vjeçari u bashkua me skuadrën verdheblu në janar të vitit 2025 dhe gjatë qëndrimit të tij në Elbasan ka luajtur 32 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

“Të dashur tifozë të Elbasanit,

Koha ime këtu ka mbaruar. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë e mrekullueshme që më keni treguar gjatë qëndrimit tim në klub. Ka qenë një nder të vesh këtë fanellë dhe të përfaqësoj Elbasanin. Do të jem gjithmonë mirënjohës për kujtimet dhe pasionin tuaj. Faleminderit”, shkruan Loukili.

Teilen: