Sapo është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e parë kualifikues të Champions League, për sezonin 2026-2027.
Kampionia e Shqipërisë, Egnatia ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në këtë tur.
Moldavët e Petrocub do të jenë kundërshtarët e rrogozhinasve në turin e parë kualifikues të Champions League.
Edhe Drita, skuadra kampione e Kosovës, ka mësuar emrin e kundërshtarit të turit të parë. Kauno Zalgiris janë kundërshtarët e skuadrës nga Gjilani në këtë tur.
Ndeshjet e para do të luhen më 7 dhe 8 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 korrik.
Teilen: