Tuesday, 16. June 2026
Sport

Conference League/ Short i vështirë për Elbasanin dhe Dinamon, Vllazninë e pret një derbi shqiptar

GS 16/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sapo është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Conference League.

Goglat nuk janë treguar shumë bujare për skuadrat shqiptare, pasi i kanë vënë përballë rivalëve të vështirë.

Dinamo do të përballet me kazakët e Astanës, Elbasani me bjellorusët e Bate Borisov, ndërsa Vllaznia do të luajë një derbi shqiptar kundër Malishevës.

Të treja skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi ndërsa sfidat e kthimit do t’i luajnë në transfertë.

Ndeshjet e para do të luhen më 9 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 korrik.

Teilen: