Fitore bindëse e Norvegjisë në Botërorin 2026. Kombëtarja e trajnerit Solbakken mundi 4-1 Irakun në Grupin I, duke iu përgjigjur Francës, që pak orë më parë kishte fituar ndaj Senegalit.
Norvegjia iu përgjigj Francës dhe Haaland iu përgjigj Mbappe-së me një dopietë që në pjesën e parë. Nuk mund të kishte debutim më të mirë në Kupën e Botës për sulmuesin e Manchester City. Hussein barazoi përkohësisht rezultatin për Irakun, që nuk mundi ta përballonte kualitetin dhe fizikun e kundërshtarit.
Ostigard realizoi golin e 3-të për ‘vikingët’, ndërsa në sekondën e fundit rezultati u vulos nga një autogol i Hussein. Norvegjia e nis Botërorin me ‘poker”, duke dhënë një sinjal të qartë, ashtu si dhe Haaland.
Start me fitore edhe për Austrinë, që mundi 3-1 Jordaninë në ndeshjen e parë të Grupit J, që u luajt në San Francisco. Për skuadrën e Rangnick shënoi fillimisht Schmid, pastaj në pjesën e dytë autogoli i Alarab dhe në shtesë Arnautovic realizoi me penallti golin e 3-të. Për Jordaninë, goli i parë historik në një Kupë Bote mban firmën e Olwan.

Austria vuajti më shumë nga sa mendohej, por në fund mori 3 pikët e para të Botërorit 2026. Jordania reagoi me kurajë, goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa Mousa Al Tamari krijoi probleme për mbrojtjen e Austrisë. Episodi që vendosi ndeshjen ishte ai i minutës së 76-të, kur mbrojtësi Yazan Al Arab ddevijoi në mënyrë të pavullnetshme topin në rrjetën e portës së tij.