Wednesday, 17. June 2026
Sport

Prapaskena/ Xhaka si Ikari, lider i padiskutueshëm i Zvicrës, por shumë shokë të ekipit nuk ndihen më komod prej karakterit të tij

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Njëra prej medieve më prestigjoze në Zvicër ka raportuar se në dhomat e zhveshjes së kombëtares helvete diçka nuk po shkon dhe për këtë situatë ka një përgjegjës…

“Shumë negativitet, po ndikon për në moralin e skuadrës. Ambienti është bërë toksik”, tha për “Blick” një burim brenda kombëtares së Zvicrës. Personi, i cili kërkoi që të mbetej anonim, ka shpjeguar se me krtikat e bëra, Granit Xhakës ka prekur jo vetëm lojtarët e rinj, por edhe ata, të cilët janë pjesë e Kombëtares prej vitesh.

Mes të tjerash brenda skuadrës disa lojtarë mendojnë se Granit Xhaka po vuan faktin se asnjë lojtar tjetër nuk ka karakterin dhe klasin e tij. Atij i mungon një kundërpeshë, e cila do të stabilizonte disi figurën e tij brenda grupit. Madje e krahasojnë me “Mitin e Ikarti”, i cili u dogj pasi fluturoi shumë pranë diellit. A.V.  

Teilen: