Wednesday, 17. June 2026
Sport

Boom shitjesh të fanellave të Havertz dhe Undav te Gjermania, Adidas mbetet pa “V”

GS 17/06/2026 2 Min. Lesezeit

Entuziazmi i tifozëve gjermanë për kombëtaren po i krijon një problem të pazakontë kompanisë së njohur Adidas. Shkonja “V” është ezauruar për momentin, për shkak të personalizimit të fanellave zyrtare.

Ka pasur një kërkesë të lartë nga tifozët për fanellat me emrat e Kai Havertz, Deniz Undav e Aleksandar Pavlovic. Për momentin fansat gjermanë nuk mund të porositin fanella me këta mbiemra të stampuar. Adidas e ka konfirmuar lajmin e bërë të ditur fillimisht nga “Bild”.

“Kërkesat e panumërta për fanellat e personalizuara dedikuar Undav, Havertz dhe Pavlovic kanë sjellë ezaurimin e përkohshëm të shkonjës ‘V’”, – ka shpjeguar një zëdhënës i kompanisë së njohur.

Shitja e fanellave gjatë eventeve të mëdha futbollistike përfaqëson një burim thelbësor të ardhurash për kompanitë e artikujve sportivë. Për Botërorin 2026, Adidas furnizon me material 14 nga 48 kombëtaret pjesëmarrëse dhe të ardhurat që lidhen direkt me turneun shkojnë në rreth 1 miliard euro.

Në Gjermani janë aktualisht të disponueshme dy versioen të fanellës zyrtare: një me kosto 100 euro dhe një me kosto 150 euro.

Edhe Puma, që vesh 11 kombëtare të impenjuara në Botëror, duket e kënaqur nga ecuria e shitjeve të fanellave, sidomos atyre të Portugalisë.

Teilen: