Wednesday, 17. June 2026
Sport

Vazhdojnë “firot” tek Elbasani, largohet pas dy sezonesh edhe mesfushori Kristi Qose

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kristi Qose i ka dhënë lamtumirën Elbasanit. Mesfushori 31-vjeçar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin nga skuadra verdheblu, që po riorganizohet më shpejt këtë verë, pasi merr pjesë në Kupat e Europës.

Qose luajti 21 ndeshje kampionatin e fundit në radhët e Elbasanit, duke munguar për shumë javë për shkak dëmtimi. Ai largohet pas dy sezonesh me verdheblutë, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar jashtë Shqipërisë.

Ditët e fundit nga skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenoviç ka pasur disa largime me peshë, si portieri Janaçek, Loukili dhe Manellari. Në anën tjetër janë afruar Tresa, Nikaj, Hebaj dhe Lukoki.  

Teilen: