Wednesday, 17. June 2026
Sport

​Drita me short të favorshëm dhe epërsi në vlerë tregu në Ligën e Kampionëve

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nëse arrin të kalojë pengesën e parë.

Skuadra nga Gjilani do të përballet fillimisht me Kauno Zalgiris. Në rast se arrin të sigurojë kualifikimin nga kjo përballje, Drita do të ndeshet me fituesin e çiftit ndërmjet Klaksvik dhe Attert Bissen.

Ndërkohë, Drita hyn në këtë fazë me avantazh edhe në aspektin financiar, pasi vlera e saj në treg është rreth 8.10 milionë euro, më e lartë se Kauno Zalgiris që sillet rreth 7.95 milionë euro , ndërsa Klaksvik dhe Attert Bissen kanë vlera dukshëm më të ulëta rreth 3.33 milionë dhe 1.60 milionë euro. Kjo e vendos Dritën në një pozitë të favorshme për të synuar kualifikimin.

Ky short paraqet një mundësi të rëndësishme për Dritën që të avancojë më tej në garat europiane dhe të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz të futbollit kosovar.

Teilen: