Dinamo, Vllaznia dhe Elbasani kanë mësuar sot emrat e kundërshtarëve të mundshëm të raundit të dytë kualifikues të Conferencë League, ku marrin pjesë.
Nëse ia dalin të kalojnë turin e parë kualifikues të këtij komepticioni, goglat e shortit të hedhur sot në Nion kanë vënë përballë 3 skuadrave shqiptare kundërshtarë realitivisht të vështirë, sidomos për Vllazninë dhe Elbasanin.
Gjithmonë në rast kualifikimi ndaj Astanës, Dinamo e Ilir Dajës do të ndeshet me fituesin e çiftit Sherif Tiraspol (Moldavi)-Aluminj (Slleveni).
Vllaznia, nëse kalon Malishevën, do të përballej me skocezët e Hibernian në turin e dytë kualifikues të Conference League.
Elbasani, që ndeshet me Bate Borisov në turin e parë, do të sfidonte Sion të Zvicrës në turin e dytë.