Wednesday, 17. June 2026
Sport

Uzbekistani gati për debutim në Kupën e Botës

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Uzbekistanin e pret një fillim i vështirë në debutimin në Kupën e Botës, në stadiumin ikonik “Estadio Azteca” në Mexico City.

Uzbekistani do të përballet me Kolumbinë, e cila mungoi në Botërorin “Katari 2022”.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa i takon Grupit K ku janë edhe Portugalia dhe Kongo.

Uzbekistani drejtohet nga ish-kampioni i Botës me Italinë, Fabio Cannavaro.

Uzbekistani i humbi dy miqësoret para Botërorit, kundër Kanadasë dhe Holandës. Por ka shpresë tek Uzbekistani për fitore ndaj favorites në letër, Kolumbisë.

Kolumbia do ta bëjë paraqitjen e parë në Botëror që nga viti 2018.

Uzbekistani dhe Kolumbia nuk janë përballur asnjëherë.

Teilen: