Wednesday, 17. June 2026
Sport

Volejboll, vajzat kuqezi janë gati për Raundin e tretë dhe të fundit të CEV Volleyball European League

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pas ndeshjeve të raundit të parë dhe të dytë, Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra luan në Tiranë këtë fundjavë raundin final për një vend mes më të mirave të Europës.

Në këtë raund, vajzat e Kombëtares do të përballen me përfaqësueset e Austrisë dhe Suedisë, në dy sfidat e fundit të rëndësishme dhe vendimtare.

🏐 Takimet e Raundit të tretë zhvillohen në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë, nga data 19 deri më 21 Qershor.

📅 Programi i ndeshjeve të kombëtares sonë:

🇦🇹 Austri 🆚 Shqipëri 🇦🇱

🗓️ 19 Qershor

⏰ 16:00

📍 Feti Borova, Tiranë

🇦🇱 Shqipëri 🆚 Suedi 🇸🇪

🗓️ 21 Qershor

⏰ 16:00

📍 Feti Borova, Tiranë

Teilen: