Wednesday, 17. June 2026
Sport

Zyrtare: Kosova fiton të drejtën e organizimit të Kampionatit Mesdhetar të Karatesë 2027

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Asambleja e Federatës Mesdhetare të Karatesë ka vendosur unanimisht që Kosova të jetë mikpritëse e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë 2027.

Kandidatura e Kosovës u prezantua para Asamblesë nga Kryetari i FKK-së, Besart Baruti, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Nazmi Gashi. Prezantimi i tyre rezultoi plotësisht i suksesshëm, pasi të gjithë anëtarët votuan pro, duke i besuar Prishtinës organizimin e kësaj ngjarjeje madhore për kategoritë U14, Kadet, Junior dhe Senior.

Përmes një njoftimi, Federata e Karatesë e Kosovës ka shprehur një falënderim të veçantë për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, si dhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij objektivi.

Ky vendim konsiderohet një arritje historike që dëshmon autoritetin dhe respektin e madh që gëzon karateja kosovare në arenën ndërkombëtare.

Teilen: