Në konferencën e zakonshme për shtyp të Gjermanisë, ditën e djeshme u prezantua Manuel Neuer. Për 40-vjeçarin turneu në SHBA, Kanada dhe Meksikë është i veçantë pasi është i pesti ku aktivizohet si portier i parë i Gjermanisë.
Nga fjalët që tha dje vetë Neuer pranoi se Botërori 2026 do të ishte i fundit. “Jam i bindur se ky do të jetë turneu im i fundit i madh si lojtar i Gjermanisë. Nuk kam në plan që të jem me kombëtaren në Europianin që do të zhvillohet në 2028-ën”, tha Manuel Neuer.
Për portierin legjendar ka ardhur momenti i lamtumirës ndërsa pranoi se tashmë e shikon ç’do ndeshje si një finale. “Për mua secila ndeshje ka shumë vlerë pasi mund të jetë e fundit”, tha Neuer.
I pyetur mbi vendimin që mori dy vite më parë për t’u tërhequr nga kombëtarja, Neuer shpejgoi: “Në atë moment mendoj se ishte vendimi i duhur. Pas Europianit që zhvilluam në shtëpinë tonë them se ishte vendimi i duhur për të bërë një hap pas”.
Në fund të fjalës së tij Manuel Neuer shpjegoi arsyen që e bëri të rikthehej. “Në rast se nuk do të besoja se Gjermania nuk mund të fitojë këtë turne nuk do të isha sot këtu. Për mua është një dhuratë e bukur fakti që jam në fushë, por kjo s’do të thotë se jam këtu vetëm për statistika. Dua të fitoj edhe një herë këtë trofe!”, tha Neuer. A.V.