Friday, 19. June 2026
Sport

Italia vajton Igor Protti-n, bomberin e të gjitha kategorive, një nga romantikët e fundit!

GS 19/06/2026 1 Min. Lesezeit

Italia vajton për Igor Protti-n, i ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Lajmin e ka dhënë sot familja e ish-sulmuesit, njërit prej bomberëve më të njohur, heroin e një periudhe që nuk është më në futbollin italian.

Protti u bë i njohur në Messina, golashënuesi më i mirë me Barin, mit në Livorno, i dashur nga të gjithë. Verën e vitit të kaluar kishte zbuluar se vuante nga kanceri, që prej shtatorit iu përhap në vërtebra.

Igor Protti, bashkë me Dario Hubner, ishin të vetmit që u shpallën golashënuesit më të mirë në të gjitha kategoritë profesioniste të futbollit italian: Serinë A, B dhe C. Ishte një ‘bir’ i Arrigo Sacchi-t, një njeri me zemër që bënte teatër për bamirësi. Nuk shkoi tek Interi, sepse klubi zikaltër nuk mundi të shiste në kohë Zamoranon.

Me Barin e rënë nga kategoria shënoi 24 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë bashkë me Beppe Signori. Sulmuesi më i mirë i Serie A 1996, kampionatit të gjigantëve.

Teilen: