Friday, 19. June 2026
Sport

Brazili sfidon Haitin, Ancelotti paralajmëron ndryshime në formacion

GS 19/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Lincoln Financial Field” të Filadelfias do të shikoni një Brazil ndryshe krahasuar me atë që nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 përballë Marokut.

Edhe pse rivali i radhës i Grupi C nuk ka klasin e formacionit afrikan, për trajnerin italian ndryshimet janë të nevojshme.

Në vigjilje të takimit me Haitin, trajneri italian nuk tha konkretisht se ku do të ndërhynte, por la të kuptohej se formacionin e javës së parë nuk do ta shikojmë në ndeshjen e radhës, e cila nis në orën 02:30 natën mes së premtes dhe të shtunës.

“Në kokën time kam gjithçka të qartë. Nuk mund të them për ndryshimet pasi edhe vetë lojtarët nuk e dinë. Nuk do të ishte korrekte karshi lojtarëve të tregoja emra tani”, tha Ancelotti. A.V.

Teilen: