Eliminimi i Turqisë nga Kupa e Botës ka shkaktuar reagime të shumta te tifozët.
Faqja e mergimtarëve turk në Gjermani, ka bërë n jë postim interesant, duke thenë se i kanë bërë Kosovës padrejtësi në kualifikuese.
Madje thuhet se Kosova e ka merituar të luaj në Kupën e Botës para Turqisë, pasi ishte skuadra që luftoi në fushë dhe meritoi fitoren dhe kualifikimin.
”Në kualifikime i kemi bërë padrejtësi Kosovës.
Sa do të doja që në vendin tonë të kualifikohej ajo në Kupën e Botës.
Sepse skuadra që luftonte në fushë, që dëshironte dhe e meritonte, ishte ajo.
Ne, as me lojën tonë dhe as me shpirtin tonë, nuk arritëm të tregojmë se e meritonim këtë turne.”, thuhet në reagim.
Kujtojmë që Kosova ishte një hap larg kualifikimit në Kupën e Botës, por pësoi humbje nga Turqia me rezultat 1-0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë.