Saturday, 20. June 2026
Sport

Igli Tare komenton fundin e historisë me Milani-n: Me Allegri-n flas shpesh, gabime mund të kem bërë, skuadrës i uroj një projekt serioz!

GS 20/06/2026 2 Min. Lesezeit

Në një intervistë për “Sport Medieset”, ish-drejtori sportiv i Milan-it pranon se gjatë muajve që mbuloi këtë post në Milano mund të ketë gabuar së bashku me trajnerin Allegri. Ndërsa tani rrëfen se ka nevojë për pak kohë pranë familjes në mënyrë që të rikuperojë nga lodhja e muajve të fundit dhe të bëhet gati për sfidat e reja.

“Jam mirë, tani dua që të kaloj pak kohë me familjen time pasi kështu mund të rikuperoj energjitë e humbura”, tregon Tare, i cili ishte pjesë e Pader Summercup në Sardenjë.

Ai vlerëson shumë Alegri-n dhe e përgëzon për faktin se kaloi menjëherë faqe duke pranuar sfidën e re në Napoli. “Max është një trajner top dhe ajo e Napoli-t ishte një zgjedhje e zgjuar. Allegri edhe vitin e kaluar ishte një kandidat për stolin e klubit në fjalë dhe kanë bërë mirë që gjatë këtij viti kanë ruajtur kontaktet. Unë me Allegri-n komunikoj me telefon një herë në dy tre ditë, gjatë kohës që kemi punuar bashkë mund të kemi gabuar në disa momente”, tregon Tare. Mes të tjerash Tare ka disa fjalë edhe për Milanin. “Shpresoj shumë që Milani të gjej qetësi dhe një projekt serioz”, tha Tare.

Teilen: