Saturday, 20. June 2026
Sport

Botërori 2026/ Duken të ekzagjëruara, por janë të vërteta, statistikat më të veçanta të turneut më të rëndësishëm futbollistik

GS 20/06/2026 3 Min. Lesezeit

Mallkimi i Turqisë duhet marrë seriozisht. Skuadra turke ka goditur 62 herë portën, por nuk ka mundur që të shënojë asnjë gol në dy ndeshje. Kjo është hera e parë që prej 1966-ës, kur kanë nisur që të grumbullohen statistikat e ndeshjeve, që një ekip ka tentuar kaq shumë herë portën, por në fund nuk i është gëzuar asnjë goli.

Porta e gabuar… Në këtë Botëror janë shënuar 7 autogola, jemi afër rekordit të ri pasi në edicionin 2018 ku janë shënuar më shumë të tillë ky numër ishte 12.

Juventusi shënon gjithmonë… prej 1974-ës. Golat e shënuar nga David për Kanadanë do të thonë shumë edhe për Juven. Ky është Botërori i 14-të radhazi ku një lojtar i “Zonjës së vjetër” shënon të paktën një gol.

Po vjen në shtëpi! Nëse pyesni veten përse Anglia nuk fiton kurrë përgjigjen e gjeni më poshtë. Fitorja përballë Kroacisë ishte e para për “Tre luanët” përballë një skuadre që renditet në top 15 më të mirat e turneut. Diçka e tillë nuk ndodhte që prej 2002-it të largët. Mes këtyre viteve Anglia kishte barazuar dy dhe humbur shtatë ndeshje në takimet ku ishte ndeshur me skuadrat e listuara në 15 vendet e para të renditjes së FIFA-s.

CR dhe kaq! Pasi dështoi të shënonte përballë Republikës Demokratike të Kongos, Cristiano Ronaldo “përmirëson” një rekord negativ. Ai ka dhjetë ndeshje radhazi që nuk gjen rrugën e golit në Europianë dhe Botërorë.

Renard kameleoni. Tunizia zëvendësoi Lamouchi me Hervé Renard, i cili stërvit një ekip për herë të tretë radhazi në një Botëror. Këtë e ka bërë me tri skuadra të ndryshme. Në Rusi 2018 drejtoi Marokun, më pas në Katar 2022 ishte timonier i Arabisë Saudite ndërsa tani mori Tunizinë. Vetëm tri komisarë teknikë kanë mundur që të bëjnë si ai apo edhe më mirë: Carlos Alberto Parreira (1990-1998: Emiratet e Bashkuara, Brazil, Arabi Saudite), Hiddink (1998-2006: Holandë, Kore e Jugut, Australi) dhe Milutinoviç (1986-2002: Mekiskë, Kosta Rika, SHBA, Nigeri, Kinë).

Skocia e Mc… Duke përjashtuar autogolat, Skocia ka shënuar shtatë prej nëntë golave të fundit në Botëror nëpërmjet lojtarëve, të cilëve u nis mbiemri me “Mc”: McStay, McClair, McAllister, McCoist, Collins, Burley, McGregor, McTominay dhe McGinn.

Kuraçao dhe 52 qytetet gjemrane. Gjermania mund të ketë fituar 7-1 përballë Kuraçaos, por të gjithë do të mbajnë mend golin që pësuan katër herë kampionët e botës. Kombëtarja e vogël gëzoi një vend, i cili numëron popullësi më të vogël se plot 52 qytete në Gjermani. A.V.  

Teilen: