Saturday, 20. June 2026
Sport

Holanda dominon Suedinë, vjen fitorja e parë në Botëror për “tulipanët”

GS 20/06/2026 1 Min. Lesezeit

Holanda nuk gabon në ndeshjen e dytë të Grupit F, mposht 5-1 Suedinë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës 2026 dhe ngjitet në krye të grupit në kuotën e 4 pikëve.

Brobbey shënon 2 gola në 17 minutat e parë, ndërsa në pjesën e dytë është Gakpo, ai që realizon një dygolësh. Suedezët shkurtojnë shifrat me Elangën, por në fundit e ndeshjes është Summerville, ai që shënon golin e 5-të për “tulipanët” dhe vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide.

Dominim total i skuadrës së trajnerit Koeman, që pas këtij suksesi hedh një hap të madh drejt kualifikimit mes 32 skuadrave më të mira të Botërorit.

Zbret me këmbë në tokë Suedia, që pas fitores 5-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen hapëse të grupit, pëson humbjen e parë në Botëror.

Holanda do të ndeshet me Tunizinë në ndeshjen e fundit të grupit, ndërsa Suedia do të luajë kundër Japonisë.

Teilen: