Wednesday, 24. June 2026
Futboll

Angli-Ghana, premton spektakël. Luhet për kreun e grupit. FORMACIONET ZYRTARE

GS 23/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Gillette Stadium” në Massachusetts, Anglia do të ndeshet me Ghanën në ndeshjen e dytë të grupit L. Të dyja ekipet vijnë nga fitore në ndeshjet e para dhe sot luhet për të marrë kreun e grupit.

Anglia fitoi në nisje 4-2 ndaj Kroacisë. Ghana fitoi 1-0 në kohën shtesë ndaj Panamasë. Sigurisht që “Tre Luanët” janë favoriti kryesor për të fituar takimin, por Ghana ka treguar se është një kundërshtar shumë i fortë, që mund të surprizojë secilin kundërshtar.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia XI: Pickford; James, Konsa, Guehi, Spence; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane

Ghana XI: Asare; Senaya, Adjetey, Opoku, Mensah; Yirenkyi, Partey; Inaki Williams, Sibo, Semenyo; Ayew

Teilen: