Sunday, 5. July 2026
Futboll

🔥 U largua nga Reali vetëm pak ditë më parë, tani nis bisedimet me Atletico Madridin

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

Dani Ceballos u largua zyrtarisht nga Real Madrid vetëm pak ditë më parë. Andaluzianit i kishte mbetur edhe një vit në kontratë, por e ardhmja e tij në klub ishte vendosur plotësisht pas një sezoni në të cilin ai mezi luajti, veçanërisht pas mbërritjes së Álvaro Arbeloa, me të cilin dukej se kishte një marrëdhënie të dobët.

Klubi dhe lojtari gjetën gjuhën e përbashkët për të vendosur për largimin e tij me konsensus të plotë. Prej ditësh është përfolur për një transferim të mundshëm të Ceballos te Real Betis, por lëvizja është komplikuar për shkak të kërkesave të larta të mesfushorit për pagën.

Mundo Deportivo zbulon në garë për ish-lojtarin e Real Madridit, është futur edhe Atletico Madrid. Diego Simeone e sheh Ceballos si një përforcim ideal për mesfushën. Megjithatë, jemi ende në fazat e para të bisedimeve.

Teilen: