Monday, 6. July 2026
Futboll

Raphinha dhe Neymar në stol, Brazil-Norvegji premton shumë. FORMACIONET ZYRTARE

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në stadiumin e finales në “MetLife”, Brazili do të përballet me Norvegjinë në raundin e 1/16-ve, për të përcaktuar çerekfinalistin e tretë për këtë Kupë Bote.

Brazili vjen në këtë përballje, pasi eliminoi Japoninë me përmbysje 2-1 në fazën e 1/32-ve. Norvegjia eliminoi 2-1 Bregun e Fildishtë. Për pesë herë kampionët e botës gjenden në stol Raphinha, i rikthyer nga dëmtimi dhe Neymar. Përballja e sotme premton shumë, duke parë nivelin e dy skuadrave. Nga njëra anë Haaland, e nga ana tjetër Vinicius Junior & co. Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit tjetër, Meksikë-Angli.

FORMACIONET ZYRTARE:

Brazil XI: Alisson; Danilo, Marquinhos, Gabriel, Santos; Casemiro, Guimaraes; Rayan, Martinelli, Vinicius Jr; Cunha

Norvegjia XI: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Moller Wolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Nusa

Teilen: