Elbasani ka nisur sonte rrugëtimin në Conference League, raundi i parë eliminator. Verdheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj ekipit bjellorus të Bate Borisov.
Verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic e nisën me këtë formacion zyrtar: Aleksovski; Lila, Epitoi, Lulaj, R.Kasa; Tresa, Ibrahim, A.Kasa; Diallo, Hebaj, Nikaj
Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, në shtesë, pas një kombinimi të bukur mes dy shkodranëve, asist i Rubin Hebaj dhe gol i shënuar nga Ardit Nikaj. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Elbasanin. SHIKOGOLIN
Në minutën e 67-të, Bate Borisov barazon shifrat, me golin e shënuar me kokë nga Egor Rusakov. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Sfida mbyllet 1-1. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Biellorusi.